Makina rrezikoi të bjerë në humnerë – Shpëtohen mrekullisht turistët gjermanë në Koman

Dy turistë gjermanë rrezikuan seriozisht mbrëmjen e së dielës, teksa mjeti i tyre doli nga rruga, duke shpëtuar mrekullisht pa përfunduar në humnerë.

Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët ju erdhën në ndihmë turistëve të frikësuar, duke tërhequr makinën.

Në vendngjarje ka shkuar edhe policia vendore për hetimet.

 Kryetari i fshatit Koman, Frederik Gjoni, tha se ka shumë ankesa për këtë aks rrugor me gropa, pa mbrojtëse dhe pa sinjalistikë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Koman në vendin e njohur si Ura e Komanit.

Turistët thanë se kishin humbur kontrollin e mjetit si pasojë e manovrave, për t’ju shmangur gropave, që karakterizojnë këtë segment rrugor, një ndër artieriet e rëndësishme turistike të veriut të vendit, që vijon të mbetet në mëshirë të fatit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.