Makinat elektrike, Ndërshtiqaj: Në Shkodër me një vit më parë është dyfishuar numri i tyre

Në vendin tonë është rritur ndjeshëm interesi për makinat elektrike. Edhe në Shkodër kohët e fundit janë kthyer në një trend të ri, bën të ditur për RTSH, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Marjan Ndërshtiqaj. Sipas drejtorit Ndërshtiqa,j numri i makinave elektrike është dyfishuar krasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për këtë vit, shumica e makinave me bateri janë autovetura, pasuar nga motorët dhe automjetet për transport të përzier. Në vendet e Bashkimit Europian numri i makinave elektrike të pasagjerëve me bateri arriti në 3 milion në vitin 2022, që është një rritje me 55% krahasuar me 2021-in.