Makinistët gjermanë të trenave në grevë, kërkojnë rritje pagash dhe reduktim të orëve të punës

Makinistet gjermane

Makinistet gjermane

Sindikata e makinistëve të trenave në gjermani nisi në orët e vona të së enjtes një greve 24 orëshe, duke ndërprerë kështu transportin hekurudhor në të gjithë vendin.

Greva erdhi pas dështimit të negociatave mbajtur mes operatorit kryesor të trenave Dojçë Ban, (Deutsche Ban) dhe sindikatës GDL, ku kjo e fundit ka kërkuar rritje me 555 euro të pagave, dhënien e  një pagese prej 3 mijë eurosh për zbutjen e ndikimit të  inflacionit në jetët e punonjësve dhe reduktimin e orëve javore të punës nga 38 në 35.

Hekurudhat gjermane ndërkohë u shprehën se kishte ofruar që rrogat të rriteshin me 11 përqind, por kreu i sindikatës u shpreh se nëse ende nuk do të arrihej një marrëveshje, grevat do të ishin më të gjata dhe më të shpeshta në fillim të vitit të ardhshëm. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.