Makron apelon për përgjegjësi nga Kosova dhe Serbia: Për këtë i liberalizuam vizat Prishtinës

MACRON 17 TETOR

MACRON 17 TETOR

Franca ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të bëjnë ujdi për të ulur tensionet mes tyre, pasi po rrezikojnë sanksionet nga vendet europiane.

Presidenti Emanuel Makron deklaroi të martën nga Tirana se nisur nga premtimet e palëve për ta arritur këtë, Franca besoi dhe të paktën në rastin e Kosovës veproi këtë vit duke pranuar të liberalizojë regjimin e vizave me vendin.

Regjimi i lirë do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Po e them shumë qartë. Kemi bërë një gjest nga besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr, sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. Sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga të dyja autoritetet [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është kusht për paqe në gjithë rajonin,” tha Makron në konferencë me kryeministrin Edi Rama.

Në Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt të hënën në Tiranë, tema e konfliktit Kosovë–Serbi u diskutua në tryeza private mes palëve dhe nuk u vendos në qendër edhe prej formatit të takimit.

Presidenti Makron tha se Franca i ndjek me vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, më i fundit i krijuar më 24 shtator në Banjskë.

Mendoj se është përgjegjësia e z. [Aleksandar] Vuçiq që të dënojë prerazi aktet e 24 shtatorit, sepse kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi dhe më pas etapat e ardhshme. Ajo çka presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë: riorganizimi i zgjedhjeve në komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe në institucione, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare,” deklaroi kreu i shtetit francez në konferencën e përbashkët.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.