MACRON 17 TETOR
Franca ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të bëjnë ujdi për të ulur tensionet mes tyre, pasi po rrezikojnë sanksionet nga vendet europiane.
Presidenti Emanuel Makron deklaroi të martën nga Tirana se nisur nga premtimet e palëve për ta arritur këtë, Franca besoi dhe të paktën në rastin e Kosovës veproi këtë vit duke pranuar të liberalizojë regjimin e vizave me vendin.
Regjimi i lirë do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.
“Po e them shumë qartë. Kemi bërë një gjest nga besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr, sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. Sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga të dyja autoritetet [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është kusht për paqe në gjithë rajonin,” tha Makron në konferencë me kryeministrin Edi Rama.
Në Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt të hënën në Tiranë, tema e konfliktit Kosovë–Serbi u diskutua në tryeza private mes palëve dhe nuk u vendos në qendër edhe prej formatit të takimit.
Presidenti Makron tha se Franca i ndjek me vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, më i fundit i krijuar më 24 shtator në Banjskë.
“Mendoj se është përgjegjësia e z. [Aleksandar] Vuçiq që të dënojë prerazi aktet e 24 shtatorit, sepse kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi dhe më pas etapat e ardhshme. Ajo çka presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë: riorganizimi i zgjedhjeve në komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe në institucione, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare,” deklaroi kreu i shtetit francez në konferencën e përbashkët.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.