Makron: BE-ja duhet të mbrojë Ukrainën edhe nëse SHBA redukton mbështetjen ushtarake
“Bashkimi Evropian duhet të marrë vendime të guximshme për të mbrojtur Ukrainën, duke parandaluar çdo vendim të SHBA-së për të ndaluar ose zvogëluar mbështetjen e saj ushtarake,” ka thënë Emanuel Makron (Emmanuel Macron).
Në një fjalim në Suedi, që shpreson të jetë vendi i ardhshëm që do i bashkohet NATO-s, presidenti francez tha gjithashtu e ardhshmja e sigurisë së Evropës, përfshirë marrëveshjet e kontrollit të armëve që mbulojnë territorin evropian, nuk mund të zgjidhet më thjesht nga SHBA-ja dhe Rusia, dhe Evropa duhej të kishte të drejtën për të përcaktuar të ardhmen e saj.
Vërejtjet e tij u lexuan si një paralajmërim për Evropën se ajo duhet të rrisë të gjithë përpjekjet e saj të mbrojtjes dhe të përgatitet për mundësinë që ose Xho Bajden (Joe Biden) të mos jetë në gjendje të shtyjë buxhetin e tij të ndihmës ushtarake për Ukrainën përmes Kongresit, ose që më vonë gjatë vitit ai të mos fitojë zgjedhjet presidenciale dhe të mundet nga Donald Tramp (Trump). Por Makroni argumentoi gjithashtu se nëse Evropa do të rritej dhe do të ndihmonte për të parandaluar një fitore ruse, SHBA përmes NATO-s nuk mund të kishte më monopol në përcaktimin e marrëdhënieve të ardhshme me Moskën.
Duke folur në akademinë suedeze të mbrojtjes së bashku me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristerson (Kristersson), presidenti Makron tha:
“Ky është një moment vendimtar dhe testues për Evropën. Ne duhet të jemi gati të veprojmë për të mbrojtur dhe mbështetur Ukrainën, pavarësisht se çfarëdo që të vendosë Amerika. Evropa ka qenë me fat që ka Amerikën si partner, por ne duhet të jemi të kthjellët. Ukraina është pjesë e kontinentit evropian dhe çfarëdo që Amerika vendos, ne duhet të marrim vendimet e duhura dhe të guximshme për të mbështetur Ukrainën dhe popullin ukrainas,” tha ai./ The Guardian