Categories: BotaLajme

Makron flet për shpërndarjen e parlamentit: Maskat ranë. Zgjedhjet e parakohshme, e vetmja mënyrë për të qartësuar gjërat

Ndërsa pas 18 ditësh në Francë mbahet raundi I parë i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, fushata e së cilës është më e shkurtra në historinë e republikës së pestë franceze, presidenti I vendit Emanuel Makron mbajti të parën konferencë me pyetje përgjigje me gazetarët që nga viti 2019. Pas rezultatit të dobët që partia e tij Rilindja të qendrës së djathtë shënoi në zgjedhjet e së dielës për parlamentin evropian , nën nenin 12 të kushtetutës, presidenti francez shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhjet e përkohshme. Arsye për një lëvizje të tillë ai citoi  nevojën për dialog dhe reflektimin për mënyrën se si mund t’i shërbehet më së miri Francës. Presidenti francez i bëri thirrje politikanëve të moderuar nga e majta dhe e djathta t’i bashkohen kampit të tij për të mposhtur ekstremin e dashtë në zgjedhjet e ardhshme.

“Që nga zgjedhjet e së dielës, maskat kanë rënë. Shpërndarja e parlamentit është e vetmja mënyrë për të qartësuar gjërat. Jemi në një kohë kur vendi ynë duhet të ngrihet ndaj një numri sfidash dhe nuk mund të bllokohet nga ekstremet. Kthimi tek populli Sovran është I vetmi vendim republikan” u shpreh Makron.

Dalja e Makron para mediave erdhi në një kohë që partia e ekstremit të djathtë mitingu kombëtar e drejtuar nga Marine Le Pen fitoi më shumë se 31 për qind të votave të francezëve në zgjedhjet për parlamentin evropian. Kampi i Makron doli i dyti me 14.6 për qind të votave.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

4 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

4 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

4 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

4 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

4 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

4 hours ago

This website uses cookies.