Presidenti francez Emanuel Makron (Macron) zhvillon këtë të diel (26 maj) vizitën e parë shtetërore në Gjermani pas 24 vitesh.
Në vizitën 3-ditore, dy fuqitë më të mëdha të Bashkimit Evropian, Franca dhe Gjermania, do të kërkojnë të tregojnë unitet përpara zgjedhjeve parlamentare të BE-së në qershor.
Udhëtimi i Makron në kryeqytetin Berlin është vizita e parë shtetërore presidenciale franceze në Gjermani në 24 vjet. Vizita do të shihet si një kontroll mbi “shëndetin” e marrëdhënieve gjermano-franceze që drejton politikë-bërjen e BE-së, në një kohë sfidash të mëdha për Evropën.
Makron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë stile shumë të ndryshme lidershipi dhe janë përplasur publikisht për çështje nga mbrojtja tek energjia bërthamore, megjithatë ata kanë arritur kompromise në fronte të ndryshme kohët e fundit, nga reforma fiskale te ndryshimet në pushtet, subvencionet e tregut, duke lejuar BE-në të arrijë marrëveshje dhe të vendosë një front më të bashkuar.
Kuvendi i Shqipërisë organizoi aktivitetin përkujtimor "Parlamentarizmi, Republika, Demokracia". Ky event madhor mblodhi figura të…
Një prej talenteve më të spikatur të Vllaznisë është vënë në radarët e skuadrave të…
Forma e mirë e Balës duket se po ndihmon edhe Vllazninë në garën për fitimin…
Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike …
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në një takim falënderimi imzot Angelo Massafra…
Banorët e Fshatit të Ri, në zonën e Postribës, janë në rrezik për shkak të…
This website uses cookies.