ccd66c72cb3d4eb5bcff5d81e2e6133c
Presidenti i Francës, Emanuel Makron (Emmanuel Macron) është priturkëtë të martë (17 tetor) nga Presidenti Bajram Begaj.
Gjatë pritjes së Markron nga kreu i shtetit, u interpretuan himnet kombëtare të të dyja vendeve ku kanë vijuar më tej me prezantimet e ekipeve respektive dhe foton zyrtare në hollin “Nënë Tereza”.
Dy liderët po vijojnë takimin kokë më kokë.
Macron mbërriti në Tiranë mbrëmjen e djeshme (16 tetor), duke shënuar vizitën e parë zyrtare të një Presidenti francez në Shqipëri.
Markon mbërriti në kryeqytet pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit, takim të cilin e humbi për shkak të shtyrjes me disa orë të vizitën prej sulmit të ndodhur në një nga shkollat franceze ditën e premte, ku një mësues francez u vra me thikë nga një ish-nxënës i radikalizuar në Arras (Pas- de-Calais).
Presidenti Makron e ka nisur vizitën zyrtare në Shqipëri duke i dorëzuar shkrimtarit tonë të shquar, Ismail Kadare Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.
Ceremonia u mbajt te Pallati i Brigadave, ku Macron vlerësoi punën e Kadares, duke përmendur edhe disa nga veprat e tij. Ai e vlerësoi Kadarenë për rolin si poet i Ballkanit, si rapsod i Europës dhe për lidhjen që mishëron mes Shqipërisë dhe Francës.
Më pas, Makron u takua me Kryeministrin Edi Rama ku shkëmbyen vlerësime dhe deklarata miqësie në Pallatin e Brigadave, aty ku u zhvillua edhe ceremonia e pritjes së presidentit francez.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.