Makron: T’i jepet fund luftës, Autoriteti Palestinez duhet të qeverisë në Rripin e Gazës
Presidenti francez, Emmanuel Makron ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ku ka përsëriti mbështetjen e tij për planin e armëpushimit të presidentit amerikan Xho Bajden (Joe Biden) mes Izraelit dhe Hamasit.
Presidenti Makron theksoi gjithashtu se kjo marrëveshje e armëpushimit duhet të rihapë një perspektivë të besueshme për zbatimin e zgjidhjes me dy shtete, e vetmja e aftë për të ofruar garancitë e nevojshme të sigurisë për Izraelin dhe për t’iu përgjigjur aspiratave legjitime të palestinezëve.
“Gaza duhet të jetë pjesë integrale e një shteti të ardhshëm palestinez dhe një Autoritet Palestinez i reformuar dhe i forcuar, me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, duhet të sigurojë qeverisjen e tij”, tha gjithashtu presidenti francez.
Makron bëri thirrje gjithashtu për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke theksuar se kalvari i palestinezëve duhet të marrë fund dhe se shpërndarja masive e ndihmave humanitare duhet të bëhet pa pengesa të mëtejshme, përmes të gjitha kanaleve të disponueshme.