mali i zi policia
Dy shtetas të Kosovës të kërkuar ndërkombëtarisht për krime lufte janë arrestuar në Mal të Zi.
Policia e Kosovës njoftoi se arrestimi erdhi me ndihmën e Drejtorive kosovare dhe malaziase për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor.
Të dielën (1 tetor) autoritetet e Malit të Zi arrestuan një 62-vjeçar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar dhe nga autoritetet e Kosovës për veprën penale “Krime Lufte” dhe sot (4 tetor), autoritetet malaziase kryen arrestimin e një 48-vjeçari për të njëjtën vepër penale.
“Personat e arrestuar i janë nënshtruar procesit të ekstradimit nga shteti i Malit të Zi për në Republikën e Kosovës sipas procedurave të parapara ligjore,” njoftoi Policia e Kosovës.
Operacionet e fundit vijnë në vazhdën e detyrave që autoritetet ligjzbatuese në Kosovë po bëjnë për të avancuar bashkëpunimin me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve të tjera.
Organet policore të Kosovës kanë “qëllim të arrestimit të personave të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, ekstradimit apo sjelljes së tyre para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë.
Vllaznia- Gramshi është përballja e parë e vajzave kuqeblu pas përforcimit me afrime të reja…
Një program i ri punësimi në sektorin e shërbimit, përfshirë bare, restorante dhe kuzhinë, është…
Rruga e Komanit, e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit…
Bimët medicinale, vitin e shkuar, nuk kanë patur shitje të kënaqshme. Kjo ka bërë që…
Klinika e fizioterapisë u shërben jo vetëm studentëve, por edhe më gjërë. Pedagogu i degës…
Grimca të rëndësishme dhe me ndikim në jetën e një gruaje vendosi t’i rrëfejë më…
This website uses cookies.