Categories: LajmeRajoni

Mal i Zi, arrestohet ish-drejtori i policisë Slavko Stojanoviq

Ish-drejtori i Policisë së Malit të Zi Slavko Stojanoviq është arrestuar të shtunën në Podgoricë, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme të Shtetit, nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me kontrabandën e cigareve”, njofton Zëri i Amerikës.

Ministri i Brendshëm malazez Danilo Sharanoviq tha se “arrestimi tregon se askush nuk është dhe nuk do të jetë mbi ligjin dhe se kushdo që është përfshirë në veprimtari të paligjshme do të vihet para drejtësisë”, sikurse tha ai.

Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiq përshëndeti vendimin e autoriteteve për arrestimin e Slavko Stojanoviqit. Ai tha se “lufta e vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është parakusht për sundimin e ligjit dhe kriteri më i rëndësishëm për përshpejtimin e rrugës evropiane” të vendit.

Slavko Stojanoviq ka qenë në detyrën drejtorit të policisë të Malit të Zi prej vitit 2013 deri në 2018. Analistët përmendin se “gjatë mandatit të tij janë vrarë më shumë se 40 persona si pasojë e përplasjeve mes klaneve kriminale në Mal të Zi”.

Në korrik të këtij viti autoritetet arrestuan pasuesin e zotit Stojanoviq në detyrën drejtorit të policisë, Veselin Vujoviq, i cili shërbeu prej vitit 2018 deri në 2020. Ndërsa prej vitit 2020 deri në vitin 2023 ai shërbeu si këshilltar për Sigurinë i ish-Presidentit Milo Gjykanoviç.

Veselin Vujoviq ndodhet në paraburgim, nën dyshimet për krijimin e një organizate kriminale, shpërdorim detyre dhe kontrabandë.

Partia Demokratike e Socialistëve e ish-Presidentit Gjukanoviq tha në atë kohë se ish-drejtori i Policisë Veselin Veloviq ishte arrestuar pas “presionit të paprecedentë të kryeministrit në largim Dritan Abazoviqit, ndaj këtij institucioni”, sikurse e cilësoi ajo.

( Sipas Zërit të Amerikës )

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

17 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

18 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

18 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

18 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

18 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

18 hours ago

This website uses cookies.