Mal Retkoceri, fitues i “Fest 62” / Çmimin e Eurosong-ut me votat e publikut e fitoi këngëtarja Besa Kokëdhima

mal karocieri
Ka përfunduar edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSH. Plot 22 finalistë u ngjitën në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve, për të interpretuar live këngët e tyre konkurruese, shoqëruar nga orkestra simfonike e RTSH-së.
Juria e përbërë nga emra dhe personalitete të fushës së artit dhe medias shpalli edhe vlerësimet e saj. Mal Retkoceri, artisti i ri nga Kosova u shpall fitues i festivalit me këngën “Çmendur”. Kjo është pjesëmarrja e parë e tij në këtë festival dhe njëherësh është edhe debutimi i tij i parë në muzikë. Kënga “Çmendur” është një kompozim i vet Malit, i cili ka shkruar edhe vargjet e tekstit dhe ka realizuar edhe orkestrimin.
Çmimin e Eurosong-ut e fitoi Besa Kokëdhima me këngën “Zemrën n’dorë”, e cila u shpall e tillë nga votat e publikut dhe do të përfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm në Eurovision.
Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr” u vlerësua me çmimin e dytë të festivalit. Kënga “S’mund t’fitoj pa ty” e kantautorit nga Kosova Shpat Deda u vlerësua me çmimin e tretë të festivalit. Me çmimin e kritikës u vlerësua këngëtarja shkodrane, debutuese në këtë festival Martina Serreqi me këngën “Vetëm ty”.
