Vllaznia vazhdon të plotësojë radhët e saj me firmosjen e kontratave zyrtare, ku dy të radhës janë Esat Mala dhe Amir Brahimi. Një nga futbollistët e kontigjentit kuqeblu të sezonit të kaluar, Esat Mala, kishte mbetur disi pezull sa i përket vazhdimësisë me Klubin e Futbollit Vllaznia. Madje, kishte zëra të tillë që mesfushori nga Prizreni edhe mund të largohej tërësisht nga skuadra kuqeblu. Por, një gjë e tillë ka marrë kur mes tij dhe KF u nwnshkrua rinovimi i kontratës edhe për një sezon tjetër. Ndërkohë, Amir Brahimi, futbollist i rritur në Akademinë e Futbollit Vllaznia që nga mosha 14 vjeç me trajner Brikeno Bizin, duke vazhduar me ekipe dhe trajnerë të tjerë moshash, u bë pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë, madje duke marrë minuta në fushën e lojës. Ndërkohë, mesditen e së mërkurës ishte moment i shumëpritur kur ai arriti të firmosë një kontratë zyrtare me KF Vllaznia, e para profesioniste në karrieren e tij sportive. Ndaj, për këtë, Amir Brahimi e shpreh qartë edhe në videoklipin e realizuar nga sektori i marketingut në mjediset e stadiumit “Reshit Rusi” si dhe “Loro Boriçi”.
Por, krahas afrimeve ka edhe largime nga radhët e Vllaznisë, siç është rasti i portierit Jurgen Mëhidri, me të cilin klubi ka shkëputur bashkëpunimin, duke qënë se për këtë sezon sportiv i ka besuar të riut Jukaj pozicionin e portierit të tyre.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.