Maldini për “Repubblica”-n: Milani pa ideale, ju lutem respektoni historinë!

Maldini

Maldini

Në një intervistë të gjatë për “La Repubblica”-n, legjenda e Milanit, Paolo Maldini është rikthyer të flasë për motivet, të cilat e shtynë të konforntohej me Kardinalen.

Maldini tregon të vërtetën e tij dhe nuk fsheh hidhërimin: “Tani pas shumë kohësh më duhet të pranoj se me disa persona duhet të rikonsideroj raportet”.

Me Maldinin si drejtor, Milani arriti shumë suksese në fushë, por tani legjenda ka pranuar faktin se nuk është më pjesë e klubit edhe pse ka një kërkesë për drejtuesit:”Tani komandoni ju, por ju lutem rrespketoni historinë e Milanit”.

“Në insitucione siç është Milani ka shumë persona, të cilët janë kalimthi. Këta nuk kanë rrespekt për identitetin dhe historinë e klubit”, vazhdon Maldini i hidhëruar për atë çfarë po ndodh me Milanin e tij.

Mes të tjerash ai shpjegon edhe marrëdhënien e vështirë që kishte me Xherri Kardinalen. “Mëngjesin e 5 qershorit Kardinale më ftoi të konsumonim mëngjesin bashkë. Pas një komenti mbi lamtumirën e Ibrës më njoftoi se kërkonte të ndryshonte diçka dhe se unë së bashku me Riki Masarën ishim të pushuar nga puna. Unë I kërkova një shpjegim për këtë vendim që kishte marrë dhe ai më tha se gjithçka kishte lidhje me raportet e mia të këqija me Furlanin. Unë i kërkova nëse isha ankuar ndonjëherë për Furlanin dhe ai më tha që jo. Përmendi edhe disa batuta mbi eleminimin nga Liga e Kampioneve në takimin përballë Interit. Si përfundim motivet që më tha për shkarkimin tim mu dukën disi të dobëta”, tregon Maldini.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.