Malësi e madhe, 196 zjarre në verë/Hasa: Dyshohet se janë shkaktuar nga çobanët për të hapur kullota të reja
196 vatra zjarri janë evidentuar që nga fillimi i verës në territorin e bashkisë Malësi e Madhe. Drejtori i repartit zjarrëfikës Besnik Hasa gjatë një intervistë për RTSH, bën të ditur se në disa vatra, ka qenë e vështirë ndërhyrja ku rrezikoheshin mbi 30 banesa.Pjesa më e madhe e këtyre zjarreve dyshohet të jenë shkaktuar nga çobanët për të hapur kullota të reja , tha drejtori Hasa. Edhe pse numri i zjarreve në nji vit është i lartë, puna është e përballueshme bën të ditur drejtori pasi ky repart është i vetmi në qark i pajisur me mjete dhe numrin e duhur të efektivëve.