Malësi e Madhe, arrestohen 3 shtetas për kultivim të kanabisit

3 shtetas (2 prej tyre vëllezër) janë  vënë në pranga si bashkëpunëtorë në kultivimin e 561 bimëve narkotike, në fshatin Fushë Zezë, në Malësinë e Madhe.

Policia e Shtetit njoftoi sot se, si rezultat i hetimeve të kryera gjatë këtij muaji, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, në vijim të megaoperacionit “Territor i pastër”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Fushë Zezë, Malësi e Madhe, u arrestuan shtetasit:  E. K., 29 vjeç, S. K., 23 vjeç (vëllezër) dhe E. V., 20 vjeç.

Tre shtetasit janë kapur gjatë operacionit në aksin rrugor  Tamarë-Shkodër duke qarkulluar me dy automjete.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për të kultivuar 561 bimë narkotike në tokë publike, në fshatin Fushë Zezë, të cilat janë asgjësuar nga Policia, ditën e djeshme, me anë të djegies.

Ndërsa dy automjetet e përdorura nga autorët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.