Malësi e Madhe / Investime në arsim dhe infrastrukturë – Marinaj: Buxheti i 2025-ës parashikon 7 mln euro investime
Buxheti i vitit të ardhshëm për Bashkinë e Malësisë së Madhe, me një vlerë prej 7 milion eurosh, do të jetë i fokusuar në arsim dhe infrastrukturë, në aktivitete sportive dhe kulturore.
Nëpërmjet këtij buxheti do të financohen disa projekte të reja të bashkisë, ndërsa një pjesë e tij do të përdoret për përpunimin e mbetjeve urbane të qytetit.
Gjatë këtyre viteve nuk ka munguar mbështetja nga qeveria shqiptare, me projekte strategjike për Malësinë e Madhe, shprehet kryebashkiaku Marinaj.
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin, Malësia e Madhe ka tërhequr një numër të madh vizitorësh këtë vit, ndaj edhe ndërtimi i infrastrukturës me parametra optimale pritet që të nxisë sa më shumë banorë vendas që të investojnë.