Malësi e Madhe/Punë intensive nga inteligjenca policore, vijojnë të kryhen në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli”.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, operacioni policor i koduar “Vukpalaj”.
Mbanin rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, në afërsi të banesës së tyre, me qëllim shitjen, vihen në pranga babë e bir.
Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike, një pajisje presimi, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhimin e lëndës.
Si rezultat i adimistrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 2 shtetas mbanin në banesën e tyre, në fshatin Vukpalaj, sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe organizuan punën në kuadër të planit operacional antidrogë të koduar “Tempulli” dhe finalizuan operacionin policor të koduar Vukpalaj”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit P. D., 63 vjeç dhe A. D., 35 vjeç (babë e bir).
Nga kontrollet në ambientet përreth banesës së të arrestuarve, u gjetën rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, gati për t’u shitur. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pajisje presimi, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhim, të cilat u gjetën gjithashtu në këto ambiente.