Malësi e Madhe, Spiropali: Perspektiva të reja për zhvillimin e agroturizmit, bujqësisë dhe blegtorisë

spiropali
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht drejtuese politike e PS-së në qarkun Shkodër, Elisa Spiropali inspektoi sot punimet që po kryhen në Malësi të Madhe, për sistemimin e rrugës që lidh Koplikun me fshatrat Kalldrun, Stërbeq, Jubicë dhe Kamicë.
Spiropali, nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Facebook, tha se rikonstruksioni i kësaj rruge do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve jo vetëm për banorët, por edhe për turistët që duan të eksplorojnë bukuritë natyrore të kësaj zone.
“Ky investim do të hapë perspektiva të reja për zhvillimin e agroturizmit, bujqësisë dhe blegtorisë”, theksoi Spiropali.