malesia e Kurbinit
Pa rrugë, energji elektrike dhe shërbim shëndetësor. Kjo është situata në 7 fshatra të Malësisë së Kurbinit.
Udhëtimi në zonë bëhet vetem me mjete të larta, pasi i gjithë segmenti rrugor me gjatësi rreth 15 km është i degraduar.
Me gropa të shumta dhe i rrezikshëm për shkak të tërrenit malor, zona është thuajse e izoluar. Mbetur prej vitesh jashtë hartës së investimeve në këto fshatra mungon dhe shërbimi shëndetësor, si dhe ka probleme të vazhdueshme me energjinë elektrike, duke bërë që pjesën më të madhe të kohes zona të jetë në errësirë.
Përballë mungesës së vemedjes nga pushteti vendor dhe ai qëndror, banorët u ngritën në protestë.Ata e konsiderojnë të papranueshme gjendjen në të cilën ndodhet Malësia e Kurbinit.
Mungesa e investimeve, kryesisht në infastrukturën rrugore ka sjellë braktisje masive të fshatrave të kësaj zone, ndërsa edhe ata banorë që kanë ngelur e kanë humbur shpresën që situata mund të ndryshojë.
Deri rreth dy dekada më parë në fshatrat Skuraj, Gallat, Gërnac, Vinjoll, Selitë, Dauel dhe Malbardhe ka patur rreth 8 mijë banor, por sot nuk ka më shumë se 1 mijë.
Para përballjes së pretendentëve për titull, Egnatia-Vllaznia, tekniku kuqeblu Brdaric sqaroi mediat e pranishme mbi…
I gjendur në veriperëndim të Shqipërisë, me një terren të larmishëm mes lumenjve, liqeneve, fushave,…
Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka vizituar qendrën e emigrantëve në Gjadër. Ai ka paraqitur një…
Për ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme…
Konstitutohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja u drejtua nga kryetari i…
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Shkodër ligjin e ri “Paketa e Maleve”, një iniciativë…
This website uses cookies.