Malësia e Madhe do të bëhet me stadium, pritet fillimi i fazës së parë të punimeve

Pas shumë vitesh pritje duket se ka ardhur momenti që Malësia e Madhe të ketë fatin për pasur një stadium të ri. Vendimi tashmë është marrë dhe shumë shpejt pritet të nisë puna për fazën e parë me vlerë 100 milion lekë. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku Tonin Marinaj, i cili thotë se jemi në procedura për ta filluar këtë vit.
Më në fund, edhe Malësia e Madhe do të bëhet me stadium duke realizuar ëndrrën e shumë sportistëve, por edhe sportdashësve dhe përmbyllja e këtij projekti do t’i hapë rrugë, më pas edhe pretendimeve për ta ngjitur Veleçikun një kategori më lart.