Malësia e Madhe me muze historik/ Një tjetër atraksion për turistët që vizitojnë këto zona
Historia e Malësisë së Madhe dhe trashigimia kulturore e këtyre zonave tashmë do të jenë të ekspozuara për të gjithë vizitorët në muzeun i cili pritet të vihet në funksion pas miratimit nga këshilli bashkiak i Malësisë së Madhe.
Ky muze që është i vendosur pranë kullës së Çun Mulës do të shërbejë për të përcjellë tek brezat një pjesë të historisë.Krahas bukurive të shumta natyrore që ka Malësia e Madhe tashmë kjo zonë ofron për turistët edhe një muze historik. Rikonstruksioni i kullës dhe ndërtimi i muzeut bashkë me memorialin që ndodhet në qendër të fshatit kushtuar masakrës së Hotit të vitit 1919 me 72 të vrarë nga ushtria serbo-malazeze pritet ta kthejnë zonën një atraksion për vizitorët.