Categories: LajmeSportFutboll

Mali, e treta e Botërorit U-17

Mali është e treta e Botës për moshën deri në 17 vjeç, teksa në finalen e vogël, luajtur në Surakarta të Indonezisë dhe ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, mundi Argjentinën, 3-0.

Ibrahim Diarra, i cili ka realizuar golin e pestë në këtë Botëror, ka hapur serinë e golave në të 9’. Më pas në fundin e pjesës së parë Mamadu Dumbia ka thelluar në 2-0. Dhe në startin e pjesës së dytë, pikërisht në të 48’, Makalu ka shënuar golin e tretë. Madje i njëjti lojtar i është afruar dhe golit të katërt, teksa topi i gjuajtur prej tij ka goditur traun. Kështu medaljet e bronzta në Botërorin e moshës deri në 17 vjeç shkojnë për Malin, kurse Argjentina, me shumë pritshmëri, në vendin e katërt. I vetmi ngushëllim është që këpuca e artë e këtij Botërori do të shkojë për Ruberton, që ka realizuar 8 gola duke qenë shënuesi më i mirë i këtij turneu.

E shtuna është për finalen e madhe, Gjermani – Francë, e cila në ora 13:00 do të zhvillohet në Surakarta dhe do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar si i gjithë ky turne.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…

9 minutes ago

Milani e bën dramë, eliminohet nga Champions

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…

11 minutes ago

Bayern e Benfica kualifikohen, Atalanta dorëzohet

Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…

13 minutes ago

Eurovizion- “Shkodra Elektronike” mbyll xhirimet e videoklipit, zbulojnë datat e turit në Europë

Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…

14 minutes ago

Trump fajëson Ukrainën për luftën me Rusinë: Mund të kishit bërë një marrëveshje

Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…

15 minutes ago

Votimi i diasporës më 11 maj, KQZ: 150 mijë shtetas të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

19 minutes ago

This website uses cookies.