Mali i Zi drejt BE- së apo Rusisë? / Qeveria e kryeministrit Spajiç shihet si anti- përendimore

mali i zi qeveri

mali i zi qeveri

Mali i Zi do të vazhdojë të ecë në drejtim të integrimit europian apo do të orientohet drejt interesave serbe e ruse në Ballkan e më gjërë? Pyetja ngrihet gjerësisht nga njohës të politikës malazeze, ndërsa qeveria e kryesuar nga kryeministri Millojko Spajiç ka nisur zyrtarisht punën nga e marta, pasi mori votbesimin në Kuvend.

“Kemi pasur një qeveri totalisht jofunksionale që ka përmbushur vetëm 8 deri në 10 për qind të detyrimeve të saj, që është një nivel skandaloz i ulët, i paprecedentë në historinë e integrimit europian jo vetëm të Malit të Zi, por edhe të ndonjë vendi tjetër. Shpresojmë se do të zhbllokojmë. Integrimi evropian dhe ne do të fillojmë shpejt dhe do të bëhemi anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian.”, tha kryeministri Spajiç para gazetarëve.

Më herët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian ishin kundër zgjedhjes së politikanit Mandiç në krye të Parlamentit të Malit të Zi, duke e cilësuar atë si kundërshtar të orientimit pro-perëndimor të vendit.

Partitë e opozitës kritikojnë kryeministrin Spajiç për zgjedhjen në postin e kryetarit të parlamentit të Andrija Mandiç, një- ish drejtues i koalicionit politik pro-serb dhe pro-rus në Mal të Zi. Opozita tha se kjo ishte një “ditë e zezë” për Malin e Zi dhe shpresat e tij për t’u bashkuar me BE-në së shpejti.

Qeveria mori mbështetjen e partisë “Evropa Tani” e kryeministrit Spajiç, nga koalicioni “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, që dikur njihej si Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, deputetët e partisë“Demokratët”, “Partia Popullore Socialiste” dhe dy koalicionet shqiptare,” Alternativa Shqiptare” dhe “Forumi Shqiptar”.

Pjesë e marrëveshjes për formimin e qeverisë ishte zgjedhja e Andrija Mandiç, njërit prej drejtuesve të ish- Fronti Demokratik në shkëmbim të mbështetjes së deputetëve të këtij formacion për qeverinë e pakicës. Po ashtu, ish- Fronti Demokratik do të bëhet pjesë e qeverisë malazeze vitin e ardhshëm nëpërmjet ristrukturimit.

Qeveria e Milojko Spajiç është e 44- ta e vendit dhe e treta që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, kur pas tre dekadash, nga pushteti u largua Partia Demokratike e Socialistëve e ish- presidentit Milo Gjukanoviç.

Zgjedhja e qeverisë i dha fund mandatit teknik të qeverisë së Dritan Abazoviç, e cila u rrëzua me një votë mosbesimi në gusht të vitit 2022. Qeveria u mbështet nga votat e 46 deputetëve të shumicës së re parlamentare, ndërsa kundër votuan 19 deputetë të opozitës. Pesë deputetë munguan dhe një abstenoi nga votimi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.