Mali i Zi feston sot Ditën e Pavarësisë dhe 18-vjetorin e referendumit që njohu mëvetësinë e vendit.
Më 21 maj 2006, 419.240 banorë ose 86,5 për qind e gjithë numrit të votuesve u pyetën “A doni që Republika e Malit të Zi të jetë një shtet i pavarur me të drejta të plota ndërkombëtare”.
230.661 qytetarë u përgjigjën pozitivisht ose 55,5 për qind e atyre që morën pjesë në referendum, ndërsa 185.002 ose 44,5 për qind votuan për të qëndruar brenda një shteti me Serbinë, si 88 vitet e shkuara.
Vendimi për referendumin u mor më dy 2 mars nga presidenti malazez Filip Vujanoviq dhe mbështetej nga kryeministri i kohës, Milo Gjukanoviq (o. Djukanovic).
Genci Nimanbegu, deputet dhe kryetar i partisë Forca e Re Demokratike, e cila mbron interesin e komunitetit shqiptar në Mal të Zi, thotë se shqiptarët “janë krenarë për kontributin që dhanë për vendimin historik”.
“Mbështetja për pavarësinë tregoi qëndrimin e palëkundur të shqiptarëve për të ndërtuar një shoqëri të shanseve të barabarta me kombet e tjera. Referendumi për pavarësimin e Malit të Zi ishte tregues i stabilizimit të rajonit të Ballkanit dhe jemi të bindur se një Mal i Zi i pavarur dhe demokratik është një vend ku ushtrohen të drejtat individuale dhe kolektive. Pavarësisht arritjeve të deritanishme, mbetet shumë për t’u bërë për të pasur barazi individuale dhe kolektive, si dhe zhvillim ekonomik dhe social për shqiptarët që jetojnë këtu,” u shpreh një ditë më parë z. Nimanbegu, duke uruar qytetarët malazezë për ditën e shënuar.
Mali i Zi ishte e vetmja republikë e mbetur me Serbinë pas shpërbërjes së Jugosllavisë në fillimvitet 1990.
Deri atëherë vendi e kishte provuar pavarësinë për një periudhë të shkurtër, në vitet 1878–1918.
Myftinia e Shkodrës ka shpërndarë ndihma për Shoqatën e Personave me Shikim të Kufizuar. Përfaqësuesi…
Kualifikimi i Vllaznisë në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë ka marrë vëmendjen e Emisionit…
Politikat e qeverisjes lokale shoqëruar me projekte dhe eksperienca inovacionesh për zhvillimin e turizmit të…
Bashkia Shkodër ka përfunduar investimin për mensën studentore, e cila rikthehet pas 18 vitesh mungesë.…
Ky është Halil Xhurreta, 67-vjeç , nga fshati Trush i Shkodrës. Vite më parë në…
“Algoritmet e demokracisë” është libri më i ri që u promovua në mjediset e brendshme…
This website uses cookies.