Mali i Zi goditet nga stuhia e fortë, 2 persona humbin jetën
Dy persona kanë humbur jetën në Malin e Zi, pasi një stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu ka goditur vendin fqinj. Një shtetas turk humbi jetën në një kantier ndërtimi si pasojë e stuhisë së fortë. Gjithashtu, një tjetër humbi jetën në kantierin e fushës së golfit në Lushticë.
Tivati u godit nga një stuhi e fortë, ku era ka shkulur pemë dhe disa makina janë dëmtuar. Nga stuhia janë dëmtuar edhe disa mjete lundruese në portin e Tivarit.
Sipas të dhënave nga stacioni meteorologjik i Barit, në momentin e stuhisë, fuqia e erës arriti në 200 kilometra në orë.
Përveç kësaj, stuhia rrëzoi tre vinça në port dhe theu urat e transportit.