Mali i Zi masa kundër armëve, qytetarët kërkojnë përgjegjësi për sulmin në Cetinjë

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, u zotua të forcojë ligjet për kontrollin e armëve pas të shtënave vdekjeprurëse në Cetinjë pasditen e 1 janarit.

Aco Martinoviç vrau 12 persona, përfshirë dy fëmijë, dhe plagosi katër të tjerë para se të kryente vetëvrasje pak orë më vonë.

Pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Spajiç tha se qeveria në Mal të Zi do të shqyrtojë të gjitha lejet e dhëna për armët e zjarrit me leje.

Do të miratojmë një ligj të ri. Kush ka leje ka kohë deri më 1 janar 2026 për t’iu nënshtruar verifikimeve më të rrepta të sigurisë dhe kontrolleve të shëndetit mendor”, tha Spajiç.

Armëmbajtja është e pajustifikuar dhe nuk mund të mbështetet nga asnjë traditë apo arsyetim”, u shpreh kryeministri malazez, duke shtuar se do të kryhen verifikime edhe për armët pa leje.

Ai njoftoi se poseduesve të armëve të tilla do t’u lihet një afat dymujor për t’i dorëzuar ato pa u përballur me pasoja ligjore.

Pas kësaj, një ligj i ri do të hyjë në fuqi dhe armëmbajtja pa leje do të dënohet ashpër“, tha kryeministri duke paralajmëruar se askush nuk do të tolerohet.

Në të njëjtën ditë qindra qytetarë u mblodhën para godinës së qeverisë në Podgoricë, ku kërkuan llogari dhe përgjegjësi nga udhëheqësit politikë dhe sistemi i sigurisë për ngjarjen në Cetinjë.

Protestuesit lanë 12 lule në gardhin jashtë ndërtesës, për të përkujtuar 12 viktimat e 1 janarit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.