Mali i Zi me qeveri të re, deputeti i koalicionit “Aleanca Shqiptare”: Integrimi në BE, rruga e padiskutueshme

Fatmir Gjeka

Fatmir Gjeka

Qeveria e re e kryeministrit Milojko Spajiq do të udhëheqë Malin e Zi, ndërsa zgjedhja e tij është kundërshtuar nga SHBA dhe BE, duke e cilësuar si kundërshtar të orientimit pro-perëndimor të vendit.

Në një lidhje me Skype për RTSH24, deputeti i Koalicionit Aleanca Shqiptare në Malin e Zi, Fatmir Gjeka tha se integrimi në BE është “rruga e padiskutueshme” e Malit të Zi. Sipas tij, nuk ekziston rreziku që vendi të largohet nga kjo axhendë. Spajiq theksoi se axhenda e qeverisë së re është në përputhje me politikën evropiane dhe amerikane.

Duhet kujdes që të mos ketë pengesë në procesin për integrimin në BE. Për ndryshimin e kursit të Malit të Zi nuk është çështje që mund të diskutohet apo të na brengosë. Është çështje që mund të ngadalësojë pak reformat. Në Mal të Zi 75% e subjekteve në Parlament dhe përkrahja që i japin qytetarët është për Malin e Zi në BE, në NATO.

Nuk është diçka që mund të rrezikojë as politikën e brendshme të Malit të Zi as politikën e jashtme. Është e padiskutueshme që rruga drejt BE është e vetmja rrugë për Malin e Zi. Na mbetet të gjejmë një stabilitet politik dhe të vazhdojmë reformat”, u shpreh ai.

Parlamenti i Malit të Zi, zgjodhi mëngjesin e së martës (31 tetor) qeverinë e re, pas një seance që zgjati gjithë natën. Qeveria e re e kryeministrit Milojko Spajiq u mbështet nga votat e 46 deputetëve të shumicës së re parlamentare, ndërsa kundër votuan 19 deputetë të opozitës. Pesë deputetë munguan dhe një abstenoi nga votimi.

Qeveria mori mbështetjen e partisë “Evropa Tani” e kryeministrit Spajiq, nga koalicioni “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, që dikur njihej si Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, deputetët e partisë “Demokratët”, “Partia Popullore Socialiste” dhe dy koalicionet shqiptare,” Alternativa Shqiptare” dhe “Forumi Shqiptar”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.