Mali i Zi me qeveri të re, votëbesohet kryeministri Milojko Spajiq

1c247137f2454dafb1e2ce01b1842cbc

1c247137f2454dafb1e2ce01b1842cbc

Pas disa javësh me bisedime, parlamenti i Malit të Zi votoi të martën qeverinë e re, koalicionin e partive proevropiane dhe proserbe, që pritet të udhëheqë vendin në përpjekjen për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Qeveria e re udhëhiqet nga ekonomisti Milojko Spajiq i Lëvizjes Evropa Tani dhe do të ketë 18 ministri dhe 5 zëvendëskryeministra. Koalicioni përfshin demokratët proevropianë të qendrës së djathtë, Partinë Socialiste proserbe dhe pesë parti të pakicës shqiptare.

Katër përparësitë tona kryesore të politikës së jashtme janë anëtarësimi i plotë në BE, anëtarësimi aktiv dhe i besueshëm në NATO, përmirësimi i marrëdhënieve të mira me fqinjët dhe forcimi i rolit të vendit në organizata shumëpalëshe,” deklaroi Spajiqi para deputetëve.

Ai tha se politikat ekonomike do të synojnë të përmirësojnë standardet e jetesës së rreth 620 mijë banorëve të Malit të Zi dhe premtoi më shumë të ardhura fiskale, investime, një klimë më të mirë biznesi dhe drejtësi më të fortë.

Pas një debati që zgjati deri pas mesnatës, qeveria u mbështet nga 46 prej 81 deputetëve që numëron parlamenti malazias.

Aleanca proserbe dhe proruse “Për një Mal të Zi Më të Mirë”, e udhëhequr nga Andrija Mandiq, ranë dakord të votojnë për kabinetin e Spajiqit në këmbim të pozitës së kryetarit të parlamentit dhe katër posteve ministrore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.