“Mall i patretun” për Shkodrën/ Në Bibliotekën “Marin Barleti” u prezantua vëllimi poetik i autores Beti Plepçi

Poezia, si fryma dhe shpirti i çdo dijeje, është shprehja e pasionuar mbi momentet më të rëndësishme të jetës. Këtë e gjejmë të pasqyruar në vëllimin poetik “Mall i patretun”, promovuar në Bibliotekën “Marin Barleti”, ku autorja Beti Plepçi, i këndon jetës e dashurisë, si ndjenjë që lind dhe krijon botën.
“Mall i patretun”, nuk është vetëm mall i poetes mërgimtare, që prej vitesh jeton në Itali, për atdheun e vendlindjen e saj, Shkodrën, por njëkohësisht shpalos forcën e gruas së pamposhtur.Autorja Plepçi ka vendosur të dhurojë një pjesë të librave për bibliotekën e Shtëpisë së të Moshuarve Shkodër e po ashtu edhe vlerën monetare që do të sigurohet pas shitjes së tyre.”Mall i patretun” është një libër i shkruar në gjuhën standarte përtej titullit të tij. Ai është libri i parë i autores shkodrane Beti Plepçi. Ajo u shpreh për të pranishmit se së shpejti do të sjellë një tjetër botim, kësaj herë në gegërisht.