Categories: LajmeSociale

Mallrat e pakontrolluara, rreziqet që sjellin mund të shfaqen edhe pas 10 vitesh

Mbrojtësit e konsumatorëve paralajmërojnë për mallrat e lira nga Kina, që ofrohen në portalet online. Rezultatet e testeve të disa produkteve janë tronditëse. Substanca DPB ndikon në nivelin e testosteronit dhe numrin e spermatozoideve tek meshkujt, ndërsa tek femrat shtatzëna, ajo ndikon tek zhvillimi i fëmijës.

Për të folur mbi këtë temë i ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSh Granit Sokoli, Drejtor Ekzekutiv i “Alert” qendra për mbrojtën e konsumatorit tha se rreziqet nga këto produkte janë të mëdha dhe nevojitet një laborator për të bërë të gjitha kontrollet qofshin këto edhe mallra të cilat vijnë nga Bashkimi Evropian.

Rreziqet janë vërtet te mëdha ku më të rrezikuarit jemi ne në Shqipëri ku nuk kemi një filtër kontrolli në doganë sepse je i detyruar të ndalosh produkte që nuk janë të markuara CE një formë je i detyruar të analizosh edhe produkte të tjera CE sepse ne BE rezultojnë edhe produkte te cilat nuk janë të markuara të cilat rezultojnë me kimikate dhe nuk kemi një laborator.

Ndryshe nga kontaminimet e ushqimit që ta japin efektin sot për sot, këto probleme nuk i vëmë re sot as nesër as fëmijët tanë por efektet mund të jenë mbas 10 vjetësh, mbas 20 vjetësh çështja e fertilitetit për shembull.

Të tregtosh online sot është e ligjshme por janë diku rreth 3 mijë profile në Facebook dhe Instagram të cilët shesin online. Kushdo nga ne mund të porosisë 10 gjëra në Aliexpress në Kinë si të dojë vet dhe ti shesi”, tha Sokoli.  

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia kërkon fitoren ndaj Bylisit/Brdaric vlerëson kundërshtarin por shpreson tek marrja e tre pikëve

Në prag të sfidës së nesërme ku Vllaznia do të pres në “Loro Borici” ekipin…

54 mins ago

Subvencione për 2732 fermerë/Shimaj: Apel për 219 fermerë që nuk kanë sjellë dokumentacionet

Teksa ka përfunduar shqyrtimi i dokumentacionit dhe kontrollet në terren, në qarkun Shkodër po vijon…

56 mins ago

Sali Mani, rapsodi i lahutës dhe çiftelisë/Figura e spikatur e Malësisë u përkujtua me një dokumentar dhe libër

Figura e Artistit të Merituar Sali Mani, rapsodit të lahutës e çiftelisë, u përkujtua “in…

57 mins ago

Pedagogët e dalë në pension/Gjuraj: Mirënjohje për kontributin e tyre, hapësirë për pedagogë të rinj

5 Pedagogë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë dalë në pension duke shpëputur marrëdhëniet me këtë…

59 mins ago

Kampionati Kombëtar i Boksit/Vllaznia, Tirana, Teuta, Flamurtari, Studenti, pretendentë për titull

Ka nisur mbrëmjen e së premtes Kampionati Kombëtar i boksit për vititn 2024, aktivitet që…

1 hour ago

Arti i muraleve në Shkodër/Qytetarët: Vendosja e tyre do ta bëjë këtë zonë më tërheqëse

Pas restaurimit të fasadave të pallateve në lagjen “Partizani” në Shkodër, pak ditë më parë…

1 hour ago

This website uses cookies.