Malltezi në “arrest shtëpie”, SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë kundër zbutjes së masës së sigurisë
![Jamarber Malltezit](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/Jamarber-Malltezit.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Jamarber Malltezit
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar zbutjen e masës së sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit.
Malltezi la dje (21 nëntor) qelinë, pasi Gjykata e Posaçme (GJKKO) zbuti masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Kujtojmë se ai u arrestua më 21 tetor në lidhje me çështjen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, i akuzuar për korrupsion pasiv.
Në lidhje me këtë çështje është nën hetim edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalim dalje jashtë shtetit. Megjithatë Berisha e ka zbatuar masën e sigurisë, duke e konsideruar atë si shkelje të Kushtetutës pasi, sipas tij, një deputeti nuk mund t’i pengohet liria e lëvizjes pa marrë autorizim nga Parlamenti.