Malo: Duhet të avancohet me hapjen e ambasadës së Kanadasë në Tiranë

Kandidatja për ambasadore e Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo, aktualisht zv.ministre për Europën dhe Punët e Jashtme, ka theksuar domosdoshmërinë e hapjes së ambasadës së Kanadasë në Shqipëri.

“Hapja e një ambasade ka disa avantazhe diplomatike si në aspektin gjeopolitik apo gjeostrategjik” tha zonja Malo para komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme. “Me rritjen e nivelit të përfaqësimit diplomatik të Kanadasë në Shqipëri, Kanadaja do të bëhet një vend që luan një rol të rëndësishëm moderator në rajon, NATO, anëtarësimin tonë në BE, do të rritet bashkëpunimin në fusha si siguria kibernetike, energjia, por edhe interesi i kompanive kanadeze në vendin tonë”, u shpreh Malo.

Zonja Malo theksoi po ashtu se diaspora shqiptare prej afërsisht 70 mijë shqiptarësh është e mirëintegruar në shoqërinë dhe jetën kanadeze dhe përbën një urë të fortë lidhëse dhe faktor të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

“Sektori konsullor është angazhuar për ofrimin në kohë dhe me cilësi të paketës së plotë të shërbimeve konsullore. Gjatë vitit 2023 janë kryer në total 1707 veprime konsullore”, tha ajo.

Duke folur për prioritetet e programit të saj, Malo nënvizoi realizimin e një vizite në nivel kryeministri, angazhimin maksimal me diasporën shqiptare, angazhimin për avancimin e diplomacisë ekonomike në fushën e investimeve dhe bashkëpunimit tregtar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.