Malo pret ambasadorin Kagan: Shqipëri-Turqi, partneritet strategjik

Qeveria shqiptare vlerëson shumë partneritetin strategjik dhe marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira dhe vëllazërore me Republikën e Turqisë.

Vlerësimi vjen nga Zëvendësministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Artemis Malo gjatë një takim ambasadorin e Republikës së Turqisë, në Shqipëri, Tayyar Kagan.

Marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Turqi u ngritën në nivel Partneriteti Strategjik me nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët Politike për Krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministri Edi Rama, më 6 janar 2021, në Ankara.

Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, gjatë vizitës së fundit të kryeministrit Rama në Turqi në shkurt 2024, u nënshkruan edhe 6 marrëveshje bashkëpunimi në fushën ushtarake, të mjedisit, menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura etj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.