Mamografia…vetëm në 20 sekonda / Xhuveli: Procesi nuk ka dhimbje, apel për ndërgjegjësim
Dilemës nëse depistimi shoqërohet me dhimbje, nëse mamografia ka rreze të dëmshme, nëse kryhet vetëm kur ka simptoma, Onkologia Ana Xhuveli ka sqaruar se ekzaminimi nuk zgjat më shumë se 20 sekonda..
Këtë muaj për shkak të kryerjes së mamografisë pa referencë mjeku, radha për ekzaminim ka qënë e lartë.
Disa prej grave të ardhura nga zona të ndryshme thonë se tashmë depistimin e kanë bërë rutinë të përvitshëm
Lajmi i mirë është se këtë vit, ka më pak gra tē diagnostifikuara me kancer se një vit më pare. Nga 600 mamografi që janë kryer, vetëm 3 prej tyre rezultojnë pozitive