Mamografitë e tetorit rozë – Dokaj: Këtë muaj 3-4 raste të dyshuara me kancer gjiri
Gratë në rajonin verior kanë mundësi cdo ditë që të kryejnë depistimet pranë 2 mamografive të vendosura në spitalin rajonal të Shkodrës si dhe në ambulancë. Në 10 ditët e para të këtij muaj sipas shefit të imazherisë Agim Dogaj ka patur 4 raste të dyshuara me kancer gjiri të cilat janë referuar tek mjekët përkatës.
Këtë muaj gratë mund të kryejnë mamografinë pa referim dhe list pritje në system duke u mjaftuar me një mjet identifikues.
Kapaciteti ditor në të dy mamografitë shkon 70-80 ekzaminime në ditë. Por ende ndërgjegjësimi i grave mbetet i ulët për të kryer kontrolle periodike.