Manaj shënon sërish, sulmuesi kuqezi i jep fitoren Sivassporit

Manaj shenon
Rei Manaj gjen sërish rrugën e rrjetës në kampionatin turk dhe i dhuron fitoren skuadrës së Sivassporit në ndeshjen përballë Istanbulsporit.
Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 86-të, duke vulosur fatin e kësaj sfide.
Ky është goli i 6-të I Manajt në Superligën turke në këtë sezon. Sulmuesi kuqezi duket se ka rilindur te skuadra e Sivassporit, ku po bëhet javë pas jave protagonist me gola.