Categories: LajmeSociale

Manastirliu: 170 nxënës janë transferuar nga gjimnazet në shkollat profesionale

Fushata e komunikimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Zgjidh Zanatin”, ka vijuar të martën në qytetin e Elbasanit. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, bashkë me kryetarin e bashkisë Elbasan Gledian Llatja, deputetin dhe drejtuesin politik të PS për qarkun, Damian Gjiknuri, kanë vijuar fushatën e komunikimit për promovimin dhe nxitjen e arsimit profesional me mësues, nxënës dhe prindër në shkollën 9-vjeçare “Jorgji Dilo” në Elbasan.

Gjatë fjalës së saj, ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë për orientimin drejt arsimit profesional dhe nevojave që vendi ka sot në drejtim të profesioneve që kërkon tregu i punës.

“Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë për më shumë zanatçinj, për më shumë kapacitete apo burime njerëzore të orientuara drejt profesioneve, drejt zanatit. Ka zhvillime të rëndësishme në disa sektorë, sikurse është turizmi, nga ana tjetër kemi një zhvillim të infrastrukturës publike, kemi një zhvillim të teknologjisë dhe informacionit, inovacionit që kërkojnë profesionistë”, – tha ministrja Manastirliu.

Duke falenderuar të gjithë mësuesit për punën e tyre në këtë fushatë intesive komunikimi, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u shpreh se transferimi i nxënësve drejt shkollave profesionale do të vijojë.

“Nga nisma që kemi ndëmarrë për transferimin e nxënësve të klasave të 10-ta brenda muajit dhjetor, në gjithë vendin më shumë se 170 nxënës të janë transferuar nga gjimnazet drejt arsimit profesional”, – tha ajo.

Ministrja Manatirliu bëri me dije edhe risinë për informimin e prindërve lidhur me aftësitë apo prirjet e fëmijëve të tyre: “Duke filluar nga viti që vjen, çdo prind, nëpërmjet sistemit SMIP, do të marrë në postën e tij, sugjerimin e vetë mësuesit se si ai vlerëson, që fëmija të ndjekë arsimin profesional apo atë të përgjithshëm, ku janë prirjet e fëmijëve apo ku duhet orientuar.”

Gledian Llatja, kryetari i bashkisë së Elbasanit, tha se zhvillimi i turizmit kërkon më shumë të rinj të formuar në zanate.

“Sot flasim për një mbështetje të qeverisë për arsimin profesional, kjo ka ardhur e nevojshme nga ekonomia. Kemi një rritje të turizmit dhe ne duhet të bëhemi gati për këtë”, – tha Llatja.

Duke ftuar nxënësit të orientohen drejt arsimit profesional, drejtuesi politik i PS-së në Elbasan, Damian Gjiknuri tha: “Gjithë kjo infrastrukturë që po investohet, duhen njerëz të zanatit që duhet t’i mirëmbajnë, sepse pas investimit duhet të mirëmbahen, ndaj dua t’ju bëj një ftesë të rinjve të fokusohen tek zanati.”

Në shkollën “Jorgji Dilo” në Elbasan është mirëpritur fushata “Zgjidh Zanatin” nga mësuesit, nxënësit dhe prindërit, për orientimin drejt arsimit profesional, fushatë e MAS, e cila do të vijojë në të gjithë vendin.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.