Manastirliu: Do rrisim mbështetjen për kërkimin shkencor në universitete
Gjatë vitit 2023 janë financuar 90 projekte të kërkimit shkencor dhe 17 projekte te infrastrukturës akademike, përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.
Në forumin për “Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë”, për nxitjen, orientimin dhe zhvillimin e kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë, Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu tha se mbështetja për kërkim shkencor do të rritet edhe në vitet e ardhshëm.
“Do rrisim mbështetjen për kërkimin shkencor në universitete, duke mbështetur qasjen e orientuar drejt nevojave të tregut, në bashkëpunim me biznesin, studiues dhe kërkues shkencorë vendas dhe të diasporës, me qëllim përfitimin e produkteve shkencore dhe inovative, që i vlejnë zhvillimit ekonomik e social të vendit”, tha ministrja Manastirliu.