Në një takim me përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve kërkimore, studiues, kërkues shkencorë, si dhe përfaqësues të bizneseve, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia e Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit shpallën hapjen e thirrjes për projektet e kërkimit shkencor të këtij viti.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se thirrja për projektet e kërkimit shkencor është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një mjedisi më të larmishëm për inovacion dhe zhvillim teknologjik.
“Potencialet i kemi të jashtëzakonshme për të shkuar drejt zhvillimit të kërkimit shkencor cilësor. Dhe me thirrjen që në hapim këtë vit, ju do të keni mundësi që të gjeni ato komponentë që do t’iu nxisin në këtë drejtim, sepse fushat e programeve që ne hapim janë fusha të cilat vërtet lidhen me zhvillimin social-ekonomik të vendit dhe janë fusha që konsiderohen fusha prioritare në rang kombëtar por gjithashtu janë fusha të cilat lidhen edhe me programet evropiane të kërkimit shkencor dhe me zonën evropiane të kërkimit shkencor”, tha ndër të tjera Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Fondet për kërkim shkencor dhe infrastrukturën e kërkimit janë rritur krahasuar me vitin e kaluar. Kjo rritje, sipas Ministres Manastirliu, është një dëshmi e qartë e përkushtimit të qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të nxitur zhvillimin e kërkimit shkencor në vend.
“Kemi një strategji të miratuar të kërkimit shkencor teknologjisë dhe inovacionit ku dhe aty jemi treguar ambiciozë në raport me objektivat që kemi vendosur për kërkimin shkencor, për financimin e kërkimit shkencor. Buxheti për projekte të kërkimit shkencor dhe infrastrukturën shkencore është trefishuar edhe në kuadër të programit EUREKA, do të kapin një vlerë prej 4.8 milionë eurosh. Pra, është një buxhet i cili është rritur në masën 45% që do të thotë që jo vetëm ka një vëmendje të shtuar të qeverisë shqiptare, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të rritur fondet për kërkimin shkencor dhe inovacion por kjo është edhe një garanci më shumë për universitetet që të hartojnë projekte, të cilat do të përfshijnë fusha të rëndësishme si inovacioni, energjia, dhe turizmi”, tha Manastirliu.
Thirrja për projektet e kërkimit shkencor synon të përfshijë në bashkëpunim universitetet, bizneset, dhe institucionet kërkimore për të arritur qëllimet e përbashkëta. Ministrja Manastirliu i inkurajoi universitetet dhe kërkuesit shkencorë, që të aplikojnë në këtë thirrje dhe të jenë pjesë e përpjekjeve për të thelluar njohuritë dhe për të kontribuar në zhvillimin e vendit në të gjitha sferat.
Si zakonisht, mbrëmja e së mërkurës sjell në ekranin e RTSH Shkodra, emisionin sportiv, Studio…
Në Radio Shkodra do të niste hapat e parë të një rrugëtimi të gjatë në…
Ndërsa në sheshin para bashkisë Shkodër është celebruar Dita e Flamurit me ngritjen simbolike të…
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova dhuroi momente elektrizuese për publikun shkodran…
Çdo shqiptar i ka të shenjta simbolet kombëtare. I tillë është edhe flamuri kuqezi për…
Si çdo vit, në sheshin para bashkisë Shkodër, është zhvilluar ceremonia zyrtare e festimit të…
This website uses cookies.