Manastirliu: Mbështetje për studentët dhe rritje e kapaciteteve të kërkimit shkencor

Screenshot 30

Screenshot 30

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me stafet e Agjencisë së Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) dhe Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit intensiv mes strukturave, me qëllim rritjen e cilësisë dhe performancës së institucioneve të arsimit të lartë, si në mësimdhënie dhe në mbështetje për projektet dhe infrastrukturën e kërkimit shkencor.

Manastirliu theksoi se një strategji e përbashkët për mbështetjen e studentëve të ekselencës, rritjes së financimit përmes granteve bazuar në performancë dhe projekte të kërkimit shkencor, do të nxisë performancën e universiteteve dhe do të ndikojë në vlerësimet periodike të matësve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

“Duhet të jetë një strategji e cila të ketë fazat e saj të implementimit duke filluar nga 2024 si faza ku ju do të testoni në kapacitet të plotë të gjithë aspektet që i përkasin financimit mbi bazën e grantit të mësimdhënies dhe më tej do të keni mundësi që të aplikoni dhe programin e kredive studentore. Ndaj duhet që të jeni jo vetëm efektiv por edhe shumë të qartë në kohët e zbatimit të programeve të rëndësishme, të cilat më pas lehtësojnë studentët në funksion të kredive që mbulohen nga shteti në raport me kreditë e buta që jepen për studime”, theksoi Manastirliu.

Ajo nënvizoi se prioriteti i këtyre  strukturave është angazhimi i studentëve në kërkimin shkencor si dhe mbështetja e vazhdueshme për ngritjen e kapaciteteve akademike në drejtim të shkencës së aplikuar.

“Duam të kemi një skemë të mirfilltë të mbështetjes së programeve prioritare duke pasur kritere dhe duke ndërtuar një strategji, e cila të na japi një panoramë të qartë të nevojës që kemi për programet prioritare, mbështetje nëpërmjet bursave të cilat ne i japim për studentët ekselentë dhe për studentët të cilët zgjedhin programet prioritare”,- u shpreh Ministrja.

Drejtori i AKFAL Artan Spahiu prezantoi një panoramë të përgjithshme të Agjencisë, si një nga angjencitë më të reja të krijuara në varësi të MAS duke nënvizuar si detyrë kryesore shpërndarjen e fondeve publike për mbështetjen e veprimtarisë së institucioneve publike të arsimit të lartë, si dhe mbështetjen e studentëve me bursa studimi sipas kuadrit ligjor dhe nënligjor në fuqi./m.m/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.