Manastirliu me ambasadorin spanjoll: Bashkëpunim për hapjen e degës së UNED në Gjirokastër

manastirliu4

manastirliu4

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me Ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Alvaro Renedo Zalba, me të cilin bisedoi për të nisur bashkëpunimin për hapjen e degës së UNED, Universiteti Publik Spanjoll i Edukimit në Distancë, në Gjirokastër.

Manastirliu theksoi se “së bashku me partnerët dhe strukturat vendore po vlerësojmë këtë mundësi, që do shërbejë për diversifikimin e ofertës akademike në fushën e arsimit të lartë për studentët vendas dhe të huaj”.

“Zgjerimi i ofertës akademike, shkëmbimet në fushën e arsimit të lartë si pjesë e Programit për Ndërkombëtarizimin e Universiteteve, janë në fokus të punës tonë, përmes vlerësimit të mundësive të reja të bashkëpunimit me universitetet prestigjioze evropiane”, tha Manastirliu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.