Manastirliu: Me buxhetin e ri do rrisim pagat për mësuesit dhe psikologët në shkolla
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Orgerta Manastirliu ka deklaruar në komisionin Ekonomisë se buxheti prej 56 miliardë lekë referuar arsimit për vitin 2024 do të përqëndrohet në rritjen e pagave të mësuesve të arsimit parauniversitar.
“Këtë vit parashikohet të ketë një rritje të pagës së mësuesit, baza e të cilës do të kapë mesataren 90 mijë lekë. Duam që gjithë niveli i pagave sa i takon arsimit fillor, bazë e të mesëm të kapë 90 mijë lekë në muaj, siç e kemi premtuar. Jemi duke punuar. Ambicia jonë është të mos ketë më pak se 90 mijë lekë.
Mbështetja buxhetore do të nisë në korrik. Sot nuk mund të themi me përikmëri por mesatarja do të kalojë 90 mijë lekë në muaj si pagë, ndërkohë do të kemi rritje për të tjerët si punonjësit sociale”, tha ministrja.
Sipas Manastirliut, me këtë buxhet do të mbështetet shtimi i numrit të mësuesve ndihmës, psikologëve dhe oficerëve të sigurisë në shkolla.
“Gjithashtu parashikohet të ketë rritje të numrit të mësuesve ndihmës. 100 mësues ndihmës për vitin e ri shkollor. 880 punonjës psikolosocial, 220 oficerë të sigurisë.
2300 punonjës praktikantë me kontrata të përkohshme për një periudhë 9 mujore.Gjithashtu mbështetet financimi i transportit të nxënësve dhe mësuesve që kanë banimin larg shkollave”, u shpreh Manastirliu.