Categories: LajmeSociale

Manastirliu: Me buxhetin e ri do rrisim pagat për mësuesit dhe psikologët në shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Orgerta Manastirliu ka deklaruar në komisionin Ekonomisë se buxheti prej 56 miliardë lekë referuar arsimit për vitin 2024 do të përqëndrohet në rritjen e pagave të mësuesve të arsimit parauniversitar.

 “Këtë vit parashikohet të ketë një rritje të pagës së mësuesit, baza e të cilës do të kapë mesataren 90 mijë lekë. Duam që gjithë niveli i pagave sa i takon arsimit fillor, bazë e të mesëm të kapë 90 mijë lekë në muaj, siç e kemi premtuar. Jemi duke punuar. Ambicia jonë është të mos ketë më pak se 90 mijë lekë.

Mbështetja buxhetore do të nisë në korrik. Sot nuk mund të themi me përikmëri por mesatarja do të kalojë 90 mijë lekë në muaj si pagë, ndërkohë do të kemi rritje për të tjerët si punonjësit sociale”, tha ministrja.

Sipas Manastirliut, me këtë buxhet do të mbështetet shtimi i numrit të mësuesve ndihmës,  psikologëve dhe oficerëve të sigurisë në shkolla.

 “Gjithashtu parashikohet të ketë rritje të numrit të mësuesve ndihmës.  100 mësues ndihmës për vitin e ri shkollor. 880 punonjës psikolosocial, 220 oficerë të sigurisë.

2300 punonjës praktikantë me kontrata të përkohshme për një periudhë 9 mujore.Gjithashtu mbështetet financimi i  transportit të nxënësve dhe mësuesve që kanë banimin larg shkollave”, u shpreh Manastirliu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

2 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

2 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

2 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

2 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

2 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

19 hours ago

This website uses cookies.