Manastirliu me drejtuesit e Qendrës së Vlerësimeve në Cambridge: Nis puna për modernizimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore

Nis puna për modernizimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), bazuar në praktikat më të mira botërore të metodologjive të reja për testimin e njohurive dhe kompetencave të nxënësve dhe studentëve në arsimin para universitar dhe universitar.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu po zhvillon një vizitë pune në Cambridge, në Mbretërinë e Bashkuar, ku së bashku me drejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe ekipin e ekspertëve, kanë nisur diskutimet për planin e veprimit për transformimin e QSHA me Qendrën e Vlerësimeve të Cambridge (Cambridge Assessment Centre), pas marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe AADF.

“Hedhim sot një hap shumë të rëndësishëm në kuadër të reformës për transformimin e QSHA, në partneritet me AADF dhe Cambridge Assesment Centre për të rritur kapacitetet, përmirësimin e infrastrukturës për digjitalizimin e plotë të shërbimeve, përgatitjen për testet ndërkombëtare, rritjen e cilësisë së shërbimeve për të arritur standardet ndërkombëtare, me synim për të sjellë një qasje të re e për ta transformuar Qendrën e Shërbimeve Arsimore në një agjenci autonome të testimit dhe vlerësimit”, tha Manastirliu.

Në janar të këtij viti, u firmos marrëveshja për reformimin dhe modernizimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, me ekspertizën e vyer të Qendrës së Vlerësimeve të Cambridge.

Procesi i transformimit të QSHA-së do të ndahet në tri faza që përfshijnë rritjen e kapaciteteve dhe aftësive, zbatimin e kuadrit të ri ligjor dhe nënligjor, dhe monitorimin e qëndrueshmërisë organizative dhe financiare të QSHA-së në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare dhe institucione prestigjioze si Qendra e Vlerësimeve të Cambrige (Cambridge Assessment Center) dhe Këshilli Britanik (British Council), eksperienca dhe praktikat e të cilëve do të jenë thelbësore për reformimin e QSHA-së.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.