Manastirliu me mësuesit e diasporës në Londër: Lartësoni identitetin kombëtar, mbështetje me libra falas

Gjatë vizitës së saj të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me mësuesit e gjuhës shqipe të mbledhur në Londër, për të kurorëzuar bashkimin e tyre  në Lidhjen e Mësuesve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministrja Manastirliu shprehu kënaqësinë e saj për të qenë mes komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët jo vetëm që mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën shqipe mes brezave të rinj por edhe kontribuojnë në mënyrë aktive në përcjelljen e tyre. 

“Është arritje e rëndësishme për të ardhmen e shkollave shqipe në Britaninë e Madhe bashkimi juaj në Lidhjen e Mësuesve në mërgatë. Jemi të angazhuar për t’iu mbështetur, jo vetëm me tekstet falas të gjuhës dhe kulturës shqiptare por edhe me trajnimet për mësuesit dhe certifikimin e këtyre trajnimeve”, tha Manastirliu. 

Duke folur për bashkëpunimin e ngushtë me mësuesit në mërgatë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit u shpreh se po punohet për plotësimin e regjistrit të mësuesve të diasporës për një bazë të plotë të dhënash, që do të lidhet më pas edhe me trajnimin e tyre të vazhdueshëm. 

Mësuesit e gjuhës shqipe në Mbretërinë e Bashkuar kërkuan shkëmbim më të ngushtë me vendin amë, për të kontribuar në mënyre të ndërsjellë jo vetëm për mësimin e gjuhës shqipe në diaspore por edhe për të kontribuar në Shqipëri duke sjelle përvojat më të mira akademike që ata kanë në Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria shqiptare financon rreth 5 mijë libra të “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” çdo vit për shkollat shqipe në diasporë. Përpos Niveli I të tekstit të unifikuar “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” që tashmë është në duart e fëmijëve të diasporës së shpejti nis dhe shpërndarja e Niveli II dhe është hapur thirrja për tekstin e Nivelit III.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.