Categories: AktualitetLajme

Manastirliu në Konferencën e Rrjetit Parlamentar “Gra të lira nga dhuna”: Edukimi, aleati kyç në luftën kundër dhunës me bazë gjinore

Për herë të parë në Tiranë ka nisur sot Konferenca 3-ditore e Rrjetit Parlamentar “Gra të lira nga dhuna”, e bashkë-organizuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dhe Kuvendi i Shqipërisë, me iniciativën e Etilda Gjonajt, Raportuese e Përgjithshme e Dhunës ndaj Grave në APKiE dhe njëkohësisht Drejtuese e Rrjetit “Gra të lira nga dhuna”, me synim rritjen e ndërgjegjësimit për arritjen e barazisë gjinore dhe luftën kundër formave të ndryshme të dhunës ndaj grave, me fokus të veçantë tek dhuna psikologjike dhe ajo online.

 Në ditën e parë të kësaj konference morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Dr. Linda Rama, Këshilltare e Lartë e Politikave Publike dhe Aktiviste e Shoqërisë Civile, si dhe anëtarë të tjerë të Këshillit të Ministrave, përfaqësues nga AP e KiE, shoqëria civile etj.

 Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e arsimit në luftën kundër dhunës me bazë gjinore.

 “Edukimi është aleati kyç në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, dhunës ndaj grave, përfshirë këtu të gjitha format e dhunës, sikurse është dhe dhuna psikologjike dhe ajo online.”, tha Ministrja Manastiriu.

 Ajo theksoi gjithashtu se Ministria e Arsimit dhe Sportit e ka si prioritet edukimin digjital dhe mediatik në shkolla.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe qeveria shqiptare ka prioritet absolut edukimin digjital dhe atij mediatik në shkolla. Ndryshimeve që korniza kurrikulare do të pësojë në kurikulën bërthamë sa i përket edukimit digjital dhe mediatik janë shumë të rëndësishme. Kurrikula do të pasurohet me module të reja për edukimin digjital dhe mediatik, të cilat janë shumë të rëndësishme për ndërgjegjësimin dhe informimin e të rinjve.”, tha Manastirliu.

Në Konferencën e Rrjetit Parlamentar “Gra të lira nga dhuna” marrin pjesë 55 delegatë të huaj, ndër ta 30 deputetë nga 46 shtete anëtare të Këshillit të Europës, përfshirë Austrinë, Norvegjinë, Italinë, Holandën, Spanjën dhe Portugalinë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

3 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

3 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

4 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

4 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

6 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

6 hours ago

This website uses cookies.