Lajme

Manastirliu: Në një vit u ulën incidentet në shkolla, oficerët e sigurisë një rol thelbësor

Për të rritur edhe më tej sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve në shkolla janë angazhuar 240 oficerë sigurie në mbarë vendin.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ishin të pranishëm në një aktivitet për garantimin e sigurisë së nxënësve dhe mbarëvajtjen e mësimit  në shkollën “Kosova” në kryeqytet.

Ministrja Manastirliu në fjalën e saj u shpreh se ajo që ne duam që përveç arsimimit të fëmijës është që të zhvillohet dhe të jetë sa më i sigurt në ambientet e shkollës.

Në mënyrë që rritja e tij të jetë e plotë për të shpalosur kështu dhe potencialin e lartë të fëmijëve tanë.  Gjatë gjithë kësaj periudhe dhe sigurisht dhe me shumë intensitet para nisjes së vit të ri shkollor kam vizituar shumë shkolla të reja , jam takuar me shumë mësues  dhe prindër dhe kushtet në shkollat e reja dhe ato të rehabilituara është fantastike. Sigurisht që e ardhmja nuk ndërtohet vetëm me muret e forta apo me tavane të larta por e ardhmja ndërtohet me sigurinë, mbështetje dhe besim”.

Ne , theksoi ajo, nuk ndërtojmë vetëm shkolla, ne krijojmë mundësitë që strehët e dijes të jenë vende që çdo fëmijë të jetë i mbrojtur , i sigurt dhe i mirëpritur.  

Për këtë duhen shkolla të sigurta që të ofrojnë ambiente të shëndetshme, gjithëpërfshirëse dhe të mbrojtura nga fenomenet, që ta pranojmë, nuk janë të huaja për kohën që jetojmë. për të arritur këtë na duhet një përpjekje kolektive që përveç mësuesve, stafit mësimor, punonjësve social , psikologëve, prindërve një rol thelbësor luan dhe oficeri i sigurisë”.

Ministrja u shpreh se më këtë organikë të re shkon në 240 oficerë të angazhuar në ruajtjen e shkollave, me qëllim parandalimin dhe ruajtjen e sigurisë në shkolla.

Është rritur edhe rroga me 20 për qind kësaj kategorie, sikurse mësuesve dhe psikologëve, por edhe një sistem referimi për bashkëpunim më të mirë, trajnime, dhe veprime me qëllim ruajtjen e nxënësve nga çdo lloji akti dhune dhe krijimin e një gardhi sigurie. Qëllimi është mbulimi i shkollave me oficerë sigurie në shkolla dhe në buxhetin e vitit 2025 do parashikohen shtime të tyre në shkolla, me qëllim që të mbulohen të gjitha. Këtë vit janë 40 oficerë të rinj në 40 shkolla dhe numri total shkon në 240 oficerë. Do afrojmë edhe oficerë të trajnuar, si ata të Akademisë të Sigurisë dhe rritëm rrogat me 20 për qind që të ndihen më të vlerësuar dhe të jenë më të motivuar”, tha Manastirliu.

Më tej ajo kujtoi problematikat e mëparshme që me kalimin e viteve janë zgjidhur dhe objektivat e programeve të reja të bashkëpunimit.

Manastirliu bëri apel për bashkëpunim me gjithë faktorët për të siguruar mbarëvajtjen e nxënësve në ambientet arsimore, duke thënë se, “na duhet përpjekje kolektive, ku përveç mësues dhe psikologë e prindër, rol kryesor luan edhe oficeri i sigurisë në shkollë. Jemi të ndërgjegjshëm që sot fëmijët përballen tani si dhuna verbale, bullizmi online, ngacmimet etj. Fenomene që janë shtuar edhe për shkak të rritjes së teknologjisë së internetit dhe rrjeteve sociale”.

Ndaj në vijim të këtyre përpjekjeve Manastirliu u shpreh se “është ndërtuar një rrjet sigurie në shkolla jo vetëm me oficerë, por me bashkëveprime të të gjithëve atyre që kanë lidhje, për koordinim sa më efektiv, parandalim dhe sinjalizim, që janë të rëndësishme”.

Në raport me vit më parë, janë ulur incidentet 733 më pak, të raportuara. Qëllim është të fuqizojmë rolin e oficerëve të sigurisë në shkolla. Mbështetëm me rritje historike të pagave mësuesit dhe psikologët, po ashtu me 20% edhe oficerët. Do ketë edhe trajnime në vazhdim si ajo e mbrojtjes kibernetike. Ruajtja e perimetrit të sigurisë në shkolla për të garantuar dhe evidentuar në kohë, si dhe parandaluar incidentet. Kemi aktualisht edhe 850 punonjës social dhe psikologë në shkolla”, theksoi ministrja.

Ajo kujtoi se do aplikohen edhe shkollat verore në vijim dhe angazhohen mësues që nuk janë aktiv, për të dhënë kontributin e tyre.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Koçiu: Riparim i çatisë së spitalit të Pukës, vijon normalisht shërbimi ndaj qytetarëve

Në Spitalin e Pukës po punohet intensivisht për riparimin e çatisë, pas dëmtimit të shkaktuar…

2 minutes ago

Java Botërore e Ndërgjegjësimit për Antibiotikët – Apel për të luftuar rezistencën antimikrobiale

Java botërore e ndërgjegjësimit për antibiotikët vjen me apelin për t’i përdorur vetëm kur janë…

7 minutes ago

Turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët në Londër

Kryeministri Edi Rama zhvillon këtë të diel (24 nëntor) në Londër një takim me shqiptarët…

9 minutes ago

Në kërkim për armë mbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, përfundon në pranga edhe personi që e ndihmonte

Kontrolle të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe për parandalimin…

14 minutes ago

Horoskopi për ditën e sotme, 24 nëntor 2024

DashiBëni kujdes në planin financiar, veçanërisht me sipërmarrjet e reja. Puna mund të ndihet paksa…

16 minutes ago

Parashikimi i motit, e diel, 24 nëntor

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga…

19 minutes ago

This website uses cookies.