Lajme

Manastirliu: Në Shkodër, vetëm këtë vit pajisëm 10 shkolla me laboratorë inteligjentë

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ishte në shkollën “Martin Camaj” në Shkodër, për të parë nga afër funksionimin e laboratorit të ri Smart, pjesë e një nisme kombëtare për integrimin e teknologjisë në arsimin parauniversitar.

Shkolla “Martin Camaj” është një nga 200 shkollat e pajisura së fundmi me këto laboratorë inovativë, që ofrojnë nxënësve mundësinë për të fituar njohuritë e para digjitale përmes programeve argëtuese dhe kreative.

“Laboratori i ri SMART tashmë shërben jo vetëm për lëndën e TIK-ut, por edhe për lëndë të tjera. Në Shkodër, ne kemi bërë të mundur që tashmë në 10 shkolla të kemi 10 laboratorë Smart. Në të gjithë Shqipërinë janë 216 laboratorë inteligjentë të instaluar në shkolla. Do të vijojmë me këto investime, sepse vitet e ardhshme synojmë të kemi edhe 654 laboratorë që do të pajisin shkollat tona në gjithë vendin, qoftë për nivelin 9-vjeçar, qoftë ato të mesëm, por dhe do të orientojnë drejt edhe modernizimin e kurrikulës tonë, ku TIK-u tashmë është lëndë integrale qoftë te shkencat, por edhe te ato shoqërore,” tha Ministrja.

Laboratori i ri në këtë shkollë përfshin 14 laptopë, të cilët u shërbejnë 51 nxënësve të klasës së parë dhe të dytë për të marrë njohuritë e tyre të para në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e integrimit të njohurive digjitale edhe në lëndët e tjera në shkollë.

Në shkollën ‘Martin Camaj’ po shohim sesi kombinimi i dy lëndëve të veçanta, sikurse janë TIK dhe gjuha e huaj, bën të mundur integrimin për rritjen e aftësive digjitale, por edhe aftësive të të shprehurit në gjuhë të huaj. Ky laborator dhe gjithë laboratorët që janë instaluar nëpër shkolla, kemi krijuar edhe këto ambiente të posaçme ku mënyra e mobilimit ka orientuar edhe mënyrën e organizimit të klasës, sepse punohet në grupe që fëmijët të orientohen me kurrikulën, por edhe me mësimet që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.”

 Manastirliu, tha gjithashtu se në qytetin e Shkodrës po bëhen investime të rëndësishme në sektorin e arsimit, me fokus të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës shkollore.

“Në Shkodër, jemi duke investuar në sektorin e arsimit, përsa i përket infrastrukturës shkollore, ku tashmë dy shkolla janë pjesë e planit të buxhetit për këtë vit, shkolla ‘Ndre Mjeda’ dhe shkolla ‘Kolë Idromeno’, ku si pjesë e programit të përmirësimit të infrastrukturës shkollore këto shkolla do të ofrojnë standarde shumë të larta.”

Përveç arsimit, investimet po shtrihen edhe në terrenet sportive.

Jemi duke investuar edhe në terrene sportive, sepse sporti dhe lëvizja sportive, por edhe Shkolla Qendër Komunitare na orienton drejt investimeve në sport, ndaj edhe në Shkodër 3 terrene sportive po i shtohen shkollave, por që do t’i shfrytëzojë edhe komuniteti”, tha ministrja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formula 1/ Hamilton bën 30 xhiro në Fiorano, tifozët nuk përmbajnë gëzimin

Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…

3 hours ago

I ftohti arktik në SHBA – Regjistrohen 9 viktima, 4 nga hipotermia

Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…

3 hours ago

Subjektet akomoduese, status special edhe për 3 vite. Tabaku: Kundër ligjit me porosi

Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…

3 hours ago

PD denoncon PS: Hap zyrë elektorale në Selanik dhe e maskon si të KQZ-së

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…

3 hours ago

Dhunimi i Vladimir Bruçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…

3 hours ago

SHBA tarifa tregtare e BE-së dhe Kinës – Trump njoftoi edhe një investim madhor për inteligjencën artificiale

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…

4 hours ago

This website uses cookies.